Të shtëna me a*më z*arri, një person plagoset me tre p*umba

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar panik mes banorëve.
Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai ka marrë tre plumba dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi sulmi kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit, ndërsa pritet që Policia e Shtetit të japë më shumë detaje për ngjarjen.




