KRONIKËSTAR CHANNEL
Detaje nga ngjarja në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në sherrin mes adoleshentëve në një lokal, tre të plagosur

Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë, ku sipas informacioneve paraprake janë dëgjuar rreth 6 të shtëna me armë zjarri gjatë konfliktit.
Pas përplasjes, tre adoleshentë janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njëri prej tyre ka marrë plagë, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta, njëri i gërvishtur në këmbë dhe tjetri në krah.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se ende nuk ka informacion të saktë mbi rrethanat e incidentit.




