KRONIKËSTAR CHANNEL
Kamioni bie nga rrethrrotullimi i TEG-ut dhe ndahet në dy pjesë, policia në vendngjarje
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion ka dalë nga rruga, ka rënë nga rrethrrotullimi dhe, si pasojë e përplasjes, është ndarë në dy pjesë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të kamionit, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme.




