POLITIKËSTAR CHANNEL

Rama reagon pas incidentit me Agron Shehajn në Kuvend: “Vodhi një dokument të klasifikuar dhe ia futi vrapit”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Kuvend, ku deputeti Agron Shehaj mori një dokument nga zyra e Parlamentit dhe u largua me të.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përmes një reagimi publik, Rama përdori tone të ashpra ndaj Shehajt, duke e akuzuar për vjedhje të një dokumenti të klasifikuar dhe duke kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin”, shkruan Rama.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Më tej, kreu i qeverisë shprehet se shpreson që organet e drejtësisë të veprojnë sipas ligjit.

Reklama në FieriWeb

“Uroj, po nuk shpresoj, që Prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falënderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit”, përfundon reagimi i Ramës.

Ngjarja ka shkaktuar debat politik, ndërsa pritet të ketë reagime edhe nga deputeti Agron Shehaj dhe institucionet përgjegjëse lidhur me rrethanat e incidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button