KRONIKËSTAR CHANNEL

Tentoi të rrëmbente një të re nga Nepali në Sarandë, arrestohet pas rreth një muaji arrati 30-vjeçari nga Tepelena

Policia e Sarandës ka arrestuar një 30-vjeçar nga Tepelena, i shpallur në kërkim për tentativën e rrëmbimit të një të reje nga Nepali pranë pikës kufitare të Qafë Botës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacioni policor u zhvillua mesditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku u vu në pranga Mariglen Kondi, banues në fshatin Salari të Tepelenës, i njohur për precedentë të mëparshëm penalë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:53 të datës 2 korrik, në aksin Konispol–Qafë Botë, në vendin e quajtur “Postbllok”. 30-vjeçari dyshohet se ka tentuar disa herë të fusë me forcë në automjet një shtetase nga Nepali. E reja ka arritur të shpëtojë duke u larguar me vrap dhe më pas ka njoftuar menjëherë Policinë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Falë veprimeve hetimore dhe analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, efektivët identifikuan autorin e dyshuar dhe e shpallën në kërkim, duke bërë të mundur arrestimin e tij pas rreth një muaji.

Reklama në FieriWeb

Mariglen Kondi rezulton me precedentë penalë. Në vitin 2020 ai është arrestuar për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në bashkëpunim, ndërsa më pas është lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas të dhënave, ai e ka shkelur këtë masë dhe në vitin 2021 u arrestua sërish, këtë herë për vjedhjen e disa kamionçinave në Lushnjë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për vijimin e veprimeve hetimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button