KRONIKËSTAR CHANNEL
Automjeti përfshihet nga flakët në Bay Pass-in e Fierit, vetëm dëme materiale
Rreth pasdites së sotme, në Bay Pass-in e Fierit, në afërsi të Baltezës, një automjet është përfshirë nga flakët.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të Fierit, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve, si edhe shërbimet e Policisë Rrugore.
Nga verifikimet paraprake u konstatua se automjeti i përfshirë nga zjarri është i markës Hyundai, me drejtues shtetasin me iniciale F. D. Drejtuesi i mjetit ka refuzuar t’i nënshtrohet testit të alkoolit.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje pritet grupi i posaçëm hetimor (OPGJ), i cili do të kryejë veprimet procedurale për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.




