AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL
Bashkia Fier miraton projektin për rikonstruksionin e rrugës “Aulona”, punimet nisin brenda pak javësh

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka bërë të ditur se është miratuar projekti për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Aulona”, në segmentin nga QTU deri te kthesa e Azotikut.

Sipas tij, investimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe punimet pritet të nisin brenda pak javësh.

Projekti parashikon:
- Rikonstruksion të plotë të rrugës;
- Trafikndarëse në mes;
- Dy korsi lëvizjeje;
- Parkim në të dyja anët e rrugës;
- Korsi të dedikuara për biçikleta;
- Trotuare të reja;
- Ndriçim modern;
- Gjelbërim dekorativ;
- Sinjalistikë bashkëkohore.

Sipas Subashit, investimi do të financohet 100% nga Bashkia Fier dhe synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën, qarkullimin dhe sigurinë në një nga akset kryesore të qytetit.

Kryebashkiaku e cilësoi këtë projekt si një investim të mirëpritur nga komuniteti dhe një premtim të mbajtur nga Bashkia Fier.





