KRONIKËSTAR CHANNEL

Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, 30-vjeçari i shpëton plumbave! Policia në ndjekje të autorit

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së shtunës pranë Urës së Milotit, ku një 30-vjeçar ka shpëtuar pa lëndime pasi automjeti me të cilin udhëtonte u qëllua me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 18:00, shtetasi me iniciale Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër të po të njëjtit tip, që drejtohej nga M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë nisur ndjekjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta dhe hetimet vijojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button