KRONIKËSTAR CHANNEL

Një aksident me pasojë fatale është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi A. M., rreth 20 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “”

Drejtuesi i mjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia pritet të japë informacion shtesë pas përfundimit të hetimeve paraprake.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button