KRONIKËSTAR CHANNEL

Skender Hita në terren për sigurinë rrugore: 1,100 gjoba në një javë, shpejtësia deri në 230 km/h

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka inspektuar nga terreni masat e ndërmarra nga Policia Rrugore për rritjen e sigurisë në rrugë, ndërsa ka kërkuar intensifikimin e kontrolleve dhe përdorimin e mjeteve inteligjente për evidentimin e shkeljeve.

Hita ishte i pranishëm në aksin interurban kryesor “Rrogozhinë-Durrës”, ku Policia Rrugore po monitoron lëvizjen e automjeteve përmes mjeteve inteligjente që matin automatikisht shpejtësinë.

Reklama në FieriWeb - “”

Gjatë inspektimit, Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, informoi kreun e Policisë së Shtetit për mënyrën se si po kryhen kontrollet dhe për përdorimin e mjeteve inteligjente në akset kryesore të vendit.

Sipas Policisë, mjete të tilla janë të dislokuara edhe në Rrugën e Kombit dhe në akse të tjera kryesore, duke evidentuar automatikisht drejtuesit që tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shifrat e bëra publike nga Skender Hita tregojnë përmasat e shkeljeve. Vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1,100 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa shpejtësia e evidentuar në disa raste ka arritur deri në 230 km/h.

Ndërkohë, gjatë një viti, në të gjithë territorin e vendit, 1,075 drejtuesve të automjeteve u është hequr leja e drejtimit, pasi kanë humbur pikët e saj. Gjithashtu, janë proceduar 1,060 raste për drejtim të automjeteve pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hita njoftoi gjithashtu se së shpejti do të vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor. Kamerat do të integrohen me sistemet e Policisë, duke mundësuar një kontroll më të plotë dhe evidentim më të saktë të shkeljeve në rrugët kryesore dhe interurbane.

Kreu i Policisë së Shtetit theksoi se siguria rrugore mbetet një nga prioritetet kryesore të institucionit dhe se kontrollet nuk kanë si qëllim vetëm ndëshkimin e shkelësve.

Reklama në FieriWeb

Nuk është në fokusin tonë që ne vetëm të evidentojmë shkelje. Në fokusin tonë është të ndërgjegjësojmë qytetarët, të parandalojmë këto shkelje rrugore dhe të mos kemi aksidente fatale”, u shpreh Hita.

Ai u bëri apel drejtuesve të automjeteve që të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike dhe të respektojnë kufijtë e shpejtësisë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Shpejtësia vret”, paralajmëroi Skender Hita, duke e mbyllur apelin me mesazhin: “Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar më shumë.”

Related Articles

Back to top button