KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në Levan–Tepelenë/ Makina përfundon në kanal, 4 persona dërgohen në spitalin e Fierit

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë paradite në aksin Levan–Tepelenë, në zonën e Mollajt.

Si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve tip “Benz”, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në automjetin që drejtohej nga shtetasi F.M. ndodheshin edhe bashkëshortja e tij dhe dy vajzat. Të katër personat janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmë mjekësore.

Në aksident është përfshirë edhe një automjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.M.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button