KRONIKËSTAR CHANNEL

Ksamil/ Shkel perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të rinj drejtuesi

Shkelja e perimetrit të sigurisë në det i ka kushtuar 500 mijë lekë të rinj drejtuesit të një mjeti lundrues Jet Ski në Ksamil.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në zonën e quajtur “Bar Bistro”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin lundrues brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në përfundim të veprimeve administrative, Jet Ski u bllokua, ndërsa drejtuesi, shtetasi me inicialet P. S., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500 000 lekë të rinj.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Policia e Shtetit apelon ndaj drejtuesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve.

Reklama në FieriWeb

Kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë me intensitet, për parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë në det.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button