AKTUALITETSTAR CHANNEL

Riaktivizohet zjarri në pyllin e Drenies, flakët përhapen me shpejtësi, 40 forca dhe 5 mjete zjarrfikëse në terren për izolimin e vatrës

Patos – Një vatër zjarri është riaktivizuar gjatë ditës së sotme në pyllin e Drenies, në territorin e Bashkisë Patos, duke rikthyer situatën e vështirë në këtë zonë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave nga strukturat e Bashkisë Patos, zjarri është riaktivizuar në pjesën veriore të pyllit, në drejtim të fshatit Drenie. Flakët po përhapen në një terren të thepisur dhe të vështirë për t’u aksesuar, duke e bërë ndërhyrjen e forcave nga toka më të vështirë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për përballimin e situatës janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 15 forca bashkiake. Ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Terreni i vështirë dhe intensiteti i zjarrit po pengojnë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në disa pika, ndërsa forcat po përpiqen të krijojnë një perimetër sigurie dhe të ndalojnë avancimin e flakëve drejt zonave përreth.

Reklama në FieriWeb

Situata po monitorohet në vijimësi nga strukturat vendore dhe shërbimet zjarrfikëse. Forcat në terren do të vijojnë operacionin deri në izolimin e plotë të vatrës dhe shuarjen e vatrave të mbetura.

Për momentin, prioritet mbetet parandalimi i përhapjes së zjarrit dhe mbrojtja e zonave përreth, ndërsa ndërhyrja vijon pavarësisht kushteve të vështira të terrenit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button