POLITIKËSTAR CHANNEL

Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç, në fokus reforma territoriale: Mazhoranca propozon 46 bashki

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kuç të Vlorës kryetarët e bashkive nga i gjithë vendi, në takimin e parë pas hartës së re të propozuar nga mazhoranca për reformën administrative-territoriale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në takim janë të pranishëm edhe ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, si dhe Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili nuk arriti të prodhojë një draft me konsensus politik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas propozimit të mazhorancës, 15 bashki do të shkrihen, duke e çuar në 46 numrin e bashkive në vend. Ndërkohë, Partia Demokratike propozon një tjetër model, me 100 bashki.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Harta e re administrative-territoriale është kundërshtuar nga shumica e bashkive që preken nga ndryshimet e propozuara. Përballë kundërshtimeve, kryeministri Rama ka bërë thirrje për një konsultim të gjerë publik me qytetarët dhe kryetarët e bashkive, përpara se të merret vendimi përfundimtar.

Reklama në FieriWeb

Takimi në Kuç pritet të shërbejë si një nga fazat e konsultimit për reformën, e cila synon riorganizimin e ndarjes administrative të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button