KRONIKËSTAR CHANNEL

Konflikti në burgun e Fierit/ Hetohen hyrje daljet në institucion, do merren në pyetje të dënuarit e tjerë

Pas konfliktit të ndodhur në burgun e Fierit, ku Denis Bajri mbeti i plagosur pas një sulmi me thikë të improvizuar, autoritetet kanë zgjeruar hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kuadër të hetimit, prokuroria ka marrë në administrim regjistrat e hyrje-daljeve të institucionit, ndërsa po verifikohen takimet që Aldo Gjini, Jurgen Zoto dhe Denis Bajri kanë zhvilluar gjatë periudhës së fundit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetuesit pritet të marrin në pyetje edhe persona të tjerë që kanë pasur kontakte me tre të dënuarit, me qëllim evidentimin e çdo të dhëne që mund të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave që çuan në përplasjen brenda ambienteve të burgut.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në dosjen e hetimit janë përfshirë edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Ato do të shërbejnë për të rindërtuar lëvizjet para dhe gjatë incidentit, si dhe për të verifikuar mënyrën se si është menaxhuar situata nga punonjësit e institucionit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button