AKTUALITETSTAR CHANNEL

Eklipsi i pjesshëm i Diellit, spektakël në qiellin e Fierit

Qielli mbi Fier mori nuanca të kuqërremta mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa eklipsi i pjesshëm i Diellit u shfaq në horizont.

Fenomeni astronomik u ndoq nga qytetarë në zona të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa në Fier eklipsi përkoi me momentet e perëndimit të Diellit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pamjet e siguruara nga FieriWeb tregojnë momentin kur Hëna mbulon një pjesë të diskut të Diellit, teksa ai zhduket gradualisht pas horizontit.

Pak çaste më vonë, qielli mbi qytet mori një ngjyrë të veçantë të kuqërremtë, ndërsa drita u zbeh dhe Fierit iu shtua një tis i lehtë errësire.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një pamje e rrallë që u kthye në spektakël natyror për qytetarët që patën mundësinë ta shihnin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button