KRONIKËSTAR CHANNEL

ZJARR I PËRMASAVE TË MËDHA NË LUNGOMARE, 7 TË PLAGOSUR

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhej edhe një hotel.

Reklama në FieriWeb - “SALAJ APARATE DËGJIMI”

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur në lokalin në katin e parë. Dy frigoriferë të vendosur në hyrje të lokalit dyshohet se kanë pësuar defekt në qarkun elektrik dhe mund të kenë shkaktuar zjarrin. Flakët janë përhapur më pas në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e pallatit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe Policia, ndërsa godina është evakuuar për shkak të rrezikut të madh. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, godina ka pësuar dëme të rënda dhe është shkrumbuar thuajse plotësisht.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e zjarrit dhe tymit të dendur, 7 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Vlorës. Tre prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa katër të tjerë ndodhen në sallën e operacionit.

Reklama në FieriWeb

Mësohet se gjashtë prej të dëmtuarve janë shtetas të Kosovës, ndërsa një tjetër është nga Rrësheni. Në godinë ndodheshin gjithashtu turistë të huaj nga Polonia dhe Ukraina.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Për t’u shpëtuar flakëve, disa prej personave kanë dalë nga dritaret dhe janë detyruar të hidhen prej tyre, ndërsa të tjerë kanë mundur të evakuohen përmes rrugëve të tjera të shpëtimit.

Pas lokalizimit të flakëve, Policia dhe strukturat përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Dyshimet e para lidhen me një defekt elektrik në dy frigoriferët në hyrje të lokalit, por shkaku përfundimtar i zjarrit do të përcaktohet nga hetimi.

Autoritetet po vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohet edhe shkalla e plotë e dëmeve materiale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button