KRONIKËSTAR CHANNEL

SARANDË/ Goditet për shkak të detyrës shefi i Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër . Dy efektivë policie pezullohen nga detyra

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit në Sarandë, ku shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar M. B., është goditur gjatë ndërhyrjes për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa personave.

Reklama në FieriWeb - “SALAJ APARATE DËGJIMI”

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20, në rrugën “Butrinti”, në ambientet e jashtme të një lokali. Sipas Policisë, rojet e sigurisë po konfliktoheshin fizikisht me disa persona dhe nuk kishin njoftuar shërbimet e Policisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në momentin që ka konstatuar konfliktin, shefi i Hetimit të Krimit, i cili po kalonte me automjetin e tij, ka ndaluar, është prezantuar si punonjës policie dhe ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin. Sipas uniformave blu, rojet e sigurisë nuk e kanë ndalur konfliktin, por kanë goditur edhe punonjësin e Policisë, i cili ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka mundur të njoftojë shërbimet për ndihmë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas rreth një minute kanë mbërritur shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë.

Reklama në FieriWeb

Në vijim, gjatë kontrolleve në një banesë në fshatin Gjashtë, Sarandë, janë lokalizuar dhe shoqëruar edhe pjesëtarë të tjerë të rojeve të lokalit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, janë arrestuar 6 persona:

  • M. K., 35 vjeç, administrator i lokalit;
  • E. N., 38 vjeç;
  • F. H., 35 vjeç;
  • I. Ç., 34 vjeç;
  • A. K., 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal;
  • B. S., 29 vjeç, taksist.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi P. D., 28 vjeç, roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti.

Dy efektivë policie pezullohen nga detyra

Në lidhje me ngjarjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë dhe nisjen e hetimit disiplinor ndaj tyre.

Bëhet fjalë për Inspektor A. Sh., efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar A. B., efektiv i RENEA-s.

Sipas Policisë së Shtetit, këta dy punonjës ishin të dypunësuar pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti dhe nuk kanë njoftuar Policinë për situatën. Edhe pse kanë qenë jashtë detyre, sipas autoriteteve, ata duhet të ndërhynin për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka dërguar një grup pune në Sarandë, ndërsa ka nisur hetimi disiplinor për dy efektivët.

Hetimet vijojnë nga Prokuroria e Sarandës për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë në ngjarje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button