KRONIKËSTAR CHANNEL
MALLAKASTËR/ 73-vjeçari gjendet i pajetë në një kasolle pranë banesës

Një 73-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Çyçyçen të Mallakastrës, në qarkun Fier.
I moshuari, i identifikuar si Tetem Ismailaj, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në një kasolle pranë banesës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




