KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në Vlorë, 2 të plagosur nga përplasja e automjeteve

Aksidenti është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kaninës
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.




