KRONIKËSTAR CHANNEL
Lushnjë/ Arrestohen babë e bir, sekuestrohen kall*shnikov, municion dhe kok*inë

Në kuadër të operacionit të koduar “Fokusi”, Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë dy persona, babë e bir, të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndës narkotike.
Në pranga u vunë Sh. H., 56 vjeç dhe H. H., 24 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj, Lushnjë.
Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga 24-vjeçari, policia gjeti doza të dyshuara kokaine. Ndërsa gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 56-vjeçari.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu lënda narkotike dhe automjeti.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




