KRONIKËSTAR CHANNEL
Kuçovë/ Qëlloi me a*më drejt automjetit të parkuar, shpallet në kërkim 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Kuçovës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 24-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë. Shtetasi S. R., 24 vjeç, ka njoftuar Policinë se në drejtim të automjetit të tij të parkuar ishte qëlluar me armë zjarri.
Pas veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe lokalizimin e kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




