KRONIKËLAJMI FUNDITSTAR CHANNEL
E RËNDË NË KRUTJE TË LUSHNJËS: Djali dyshohet se vrau nënën dhe plagosi babain

Krutje, Lushnjë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Krutje të Lushnjës.
Sipas informacioneve paraprake, një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur babain.
Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa i plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes ende nuk janë të qarta. Policia pritet të japë informacion zyrtar për dinamikën e ngjarjes dhe identitetet e personave të përfshirë.
FieriWeb do të sjellë detajet e fundit sapo të konfirmohen nga autoritetet.




