KRONIKËSTAR CHANNEL

Lushnjë/ Florion Dalladaku v*et nënën me sqepar dhe plagos rëndë babain, policia në kërkim të tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Zhymë të Lushnjës.

Reklama në FieriWeb - “”

Rreth orës 21:20, Florjan Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se ka goditur me një sqepar nënën e tij, F. D., 80 vjeçe, brenda banesës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e plagëve të marra, 80-vjeçarja ka humbur jetën. Gjatë ngjarjes, 45-vjeçari dyshohet se ka plagosur rëndë edhe babain e tij, H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. Sipas Policisë, Florjan Dalladaku dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Reklama në FieriWeb

Pas ngjarjes, ai është larguar nga banesa dhe shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button