KRONIKËSTAR CHANNEL
Me precedent të mëparshëm penal, zbulohet identiteti i autorit që v*au nënën dhe plagosi rëndë babanë në Lushnje

Është identifikuar autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës.
Ky që shihni në foto është Florion Dalladaku, autori i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Dalladaku vrau të ëmën, shtetasen Fanije Dalladaku dhe plagosi rëndë me sqepar të atin, Hasan Dalladaku, rreth orës 21:20 të mbrëmjes së sotme.
Ai është arratisur menjëherë pas krimit, ndërsa policia ka nisur punën për lokalizimin e tij.
Dyshohet se autori ka precedent të mëparshëm penal, pasi edhe më herët ka tentuar të vrasë një person me sende të forta në po të njëjtin fshat.




