AKTUALITETSTAR CHANNEL

Lehtësirat/ Kadastra: Dokumentet që duhen për regjistrimin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) informon qytetarët mbi dokumentacionin që duhet të disponojnë për regjistrimin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP).

Sipas ASHK-së, qytetarët që janë pajisur me AMTP duhet, përpara aplikimit për regjistrimin e aktit, të sigurohen se disponojnë dokumentacionin e kërkuar.

Reklama në FieriWeb - “”

Në dosjen e aplikimit duhet të përfshihen akti origjinal i AMTP-së, plani i rilevimit të sipërfaqes së tokës së përfituar, sipas standardit të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe certifikata e gjendjes familjare, në varësi të kategorisë së familjes përfituese.

Për familjet përfituese nga ish-kooperativat bujqësore kërkohet certifikata e gjendjes familjare e datës 1 gusht 1991 dhe ajo e momentit të regjistrimit. Ndërsa për familjet nga ish-ndërmarrjet bujqësore kërkohet certifikata e datës 1 gusht 1991, me ndryshimet deri më 1 tetor 1992, si dhe certifikata e momentit të regjistrimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në rastet kur familjeve përfituese u është hequr pronësia e tokës, duhet të paraqitet dokumentacioni zyrtar që vërteton pronësinë e tokës përpara vitit 1946, si dhe dëshmia e trashëgimisë, kur është rasti.

Në dokumentacion duhet të përfshihet edhe vërtetimi i pagesës së taksave vendore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

ASHK thekson se aplikuesi nuk duhet të ketë përfituar tokë bujqësore në territorin e një ish-kooperative ose ish-ndërmarrjeje bujqësore tjetër, të ndryshme nga ajo ku ndodhet toka për të cilën kërkohet regjistrimi.

“Pas aplikimit, drejtoria vendore kryen verifikimet përkatëse për të vlerësuar mundësinë e regjistrimit të ngastrave, bazuar në dokumentacionin e disponueshëm për pasurinë dhe gjendjen faktike në terren.

Reklama në FieriWeb

Dokumentacioni duhet të ngarkohet në format PDF gjatë aplikimit, ndërsa kopjet origjinale duhet të dërgohen me postë pranë Drejtorisë Vendore përkatëse”, njofton Kadastra.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button