KRONIKËSTAR CHANNEL

Detaje nga vdekja e 58-vjeçarit nga Ballshi në burgun e Fierit

Një 58-vjeçar nga Ballshi, i cili vuante dënimin në IEVP Fier, ka humbur jetën në rrethana që po hetohen. Dyshimet paraprake janë për hemorragji cerebrale, ndërsa shkaku përfundimtar pritet të përcaktohet pas autopsisë.

Bëhet fjalë për Ardian Malasin, lindur më 5 prill 1968 në Ballsh. Sipas informacioneve nga IEVP Fier, 58-vjeçari është ndjerë keq teksa ndodhej në qeli dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore te punonjësi i policisë së burgjeve.

Reklama në FieriWeb - “”

Punonjësi ka njoftuar ambulancën, ndërsa Malasi është shoqëruar fillimisht drejt shërbimit shëndetësor të institucionit. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai është transportuar për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve, rreth një orë pas daljes nga institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale, 58-vjeçari ka ndërruar jetë.

Për rastin janë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ishte dënuar me 8 vite burg nga GJKKO

Sipas dokumentacionit zyrtar të IEVP Fier, Ardian Malasi ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 vite burg, në regjimin e sigurisë së lartë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në forma të bashkëpunimit të veçantë, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Vendimi fillestar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, i datës 17 janar 2025, është ndryshuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 1 qershor 2026 dhe ka marrë formë të prerë.

Malasi ishte arrestuar më 26 tetor 2023 dhe më 16 korrik 2026 ishte transferuar në IEVP Fier nga IEVP “Jordan Misja” në Tiranë, pas marrjes formë të prerë të vendimit.

Reklama në FieriWeb

Në momentin e vdekjes, sipas dokumentit të IEVP Fier, atij i kishin mbetur për të vuajtur edhe 3 vite, 10 muaj e 12 ditë burg.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button