KRONIKËSTAR CHANNEL

Nga protesta te k*rcënimet ndaj gazetarëve, policia nis procedimin ndaj 45-vjeçarit

Një 45-vjeçar është proceduar penalisht në Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer disa gazetarë gjatë një proteste të zhvilluar përpara Bashkisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Libonik, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja”.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas policisë, gjatë protestës së organizuar ditën e sotme përpara Bashkisë Maliq, ku 45-vjeçari kundërshtonte shkrirjen e bashkisë, ai dyshohet se ka kanosur dhe fyer katër gazetarë, shtetasit Xh. Sh., A. B., I. R. dhe S. Xh.

Gazetarët ndodheshin në protestë për të pasqyruar situatën për mediat ku punojnë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button