BOTASTAR CHANNEL

Katastrofa në Nepal, rëndohet bilanci/ Mbi 160 të vdekur nga balta dhe rrëshqitjet, zhduken 1300 persona

Më shumë se 165 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1300 rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjes masive të dheut që shkaktoi daljen nga shtrati të lumit Bhote Koshi, në kufirin mes Nepalit dhe rajonit autonom të Tibetit në Kinë.

Mes të zhdukurve, 529 prej tyre janë shtetas të Indisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Australisë dhe Kanadasë..

Reklama në FieriWeb - “”

Rrjedha e fuqishme zbriti me shpejtësi nëpër lugina, duke marrë me vete shtëpi, ndërtesa, ura, rrugë, automjete dhe infrastrukturë energjetike.

Pamjet e publikuara nga zona tregojnë një valë gjigante uji dhe balte që përparon drejt zonave të banuara, ndërsa banorët përpiqen të largohen me shpejtësi për t’i shpëtuar katastrofës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Presidenti kinez ka kërkuar që operacioni të ketë përparësi maksimale, ndërsa OKB-ja ka njoftuar se po mobilizon personel dhe furnizime për të ndihmuar të prekurit në Nepal.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një ndihmë emergjente prej 500 mijë dollarësh.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fillimisht u dyshua se një tërmet me magnitudë 4.4 kishte shkaktuar shembjen e një akullnaje. Megjithatë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, arriti më vonë në përfundimin se nuk kishte ndodhur një tërmet.

Sipas vlerësimeve paraprake, sinjali sizmik ishte shkaktuar nga shembja e masave të mëdha të akullit dhe shkëmbinjve dhe lëvizja pasuese e mbeturinave.

Reklama në FieriWeb

Imazhet satelitore tregojne se një rrëshqitje e madhe akulli dhe shkëmbinjsh shkaktoi përmbytjen shkatërruese në lumin Lehde, rreth 20 kilometra në verilindje të pikës kufitare Rasuagadi mes Nepalit dhe Kinës.

Shembja e masave të akullit dhe shkëmbinjve shkaktoi një rrjedhë të fuqishme uji, balte dhe mbeturinash, e cila u përhap me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button