Është ndarë nga jeta stomatologia e njohur fierake Vera Skëndaj

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare Vera Skëndaj, stomatologia e njohur fierake, e cila për mbi 45 vite ia kushtoi jetën profesionit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Vera Skëndaj kishte lindur në Kukës, më 6 prill 1955, dhe më pas familja e saj u vendos në Fier, ku ajo kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Studimet e larta i përfundoi në Tiranë, duke u diplomuar në fushën e stomatologjisë.
Ajo vinte nga një familje patriotike. Babai i saj, Qemal Hyseni, kishte luftuar për çlirim dhe kishte mbajtur detyrën e kryetarit të degës, ndërsa vëllai i saj, Kujtim Hyseni, ka qenë kryetar i ish-Sheshit.

Për mbi 45 vite, Vera Skëndaj ushtroi profesionin e stomatologes, duke u bërë një figurë e njohur dhe e respektuar për pacientët dhe kolegët e saj në Fier.
Sipas familjarëve, ajo u përball me një sëmundje të rëndë, kancerin e gjirit, ndaj të cilit luftoi fort për jetën, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitojë betejën.
Vera Skëndaj ishte nënë e përkushtuar e dy djemve dhe një grua e vlerësuar nga familjarët, miqtë, kolegët dhe pacientët e saj.
Ceremonia e varrimit u zhvillua më 25 gusht 2026, në orën 15:00, në varrezat në Fier.
Fieri Web i shpreh ngushëllimet familjes Skëndaj, të afërmve, miqve dhe kolegëve të Vera Skëndajt.
U prehtë në paqe!




