AKTUALITETSTAR CHANNEL

Nesër përcillet për në banesën e fundit Rexhep Toska, mjeku popullor i njohur për trajtimin e djegieve

Fier – Familja Toska ka bërë të ditura detajet e ceremonisë së varrimit të Rexhep Toskës, mjekut popullor të njohur nga Zharrëza e Patosit, i cili për dekada ishte bërë i njohur për trajtimin tradicional të djegieve.

Përmes një njoftimi, i biri, Arberi Toska, ka bërë të ditur se trupi i 63-vjeçarit do të mbërrijë sonte në Aeroportin e Rinasit, ndërsa nesër do të bëhet shoqërimi i tij për në banesën e fundit, në varrezat e Zharrëzës.

Reklama në FieriWeb - “”

Rexhep Toska u nda papritur nga jeta në Bursa të Turqisë, ku kishte udhëtuar së bashku me Ansamblin Folklorik “Mokra”, pjesë e të cilit ishte. Sipas familjarëve, ai pësoi një arrest kardiak.

Për rreth tre dekada, Rexhep Toska ishte bërë i njohur në Fier dhe më gjerë për veprimtarinë e tij në mjekësinë popullore, veçanërisht për trajtimin tradicional të djegieve. Në banesën e tij në Zharrëz ndër vite kishin mbërritur njerëz nga zona të ndryshme të Shqipërisë, të cilët kërkonin ndihmën e tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Krahas kësaj veprimtarie, Toska ishte i lidhur ngushtë edhe me muzikën popullore dhe vitet e fundit ishte aktiv me Ansamblin Folklorik “Mokra”.

Familja njofton se dyert e mortit janë të hapura për të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Rexhep Toska do të përcillet nesër për në banesën e fundit, në varrezat e Zharrëzës.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button