KRONIKËSTAR CHANNEL

FIER/ I PRENË PËR TË DYTËN HERË FIDANËT E ULLIRIT NË ADË, FERMIERI: “NUK ËSHTË VLERË MONETARE, ËSHTË NJË VEPRIM I ULËT”

Fier – Një tjetër rast dëmtimi i një ullishteje është denoncuar në fshatin Adë, ku një fermer ka konstatuar se fidanët e ullirit të mbjellë në parcelën e tij janë prerë.

Bëhet fjalë për Saimir Ferkon, i cili tregon se kjo nuk është hera e parë që përballet me një situatë të tillë. Sipas tij, fidanët janë prerë për të dytën herë, duke dëmtuar punën dhe përkushtimin e investuar në ngritjen e ullishtes.

Reklama në FieriWeb - “”

Fidanët, të sjellë nga Greqia, ishin mbjellë me kujdes nga fermeri, i cili e ka kthyer tokën në një projekt ku ka investuar kohë, punë dhe përkushtim.

Për Saimir Ferkon, shqetësimi kryesor nuk lidhet me vlerën ekonomike të fidanëve të dëmtuar, por me faktin se dikush ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar me dashje punën e tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Është hera e dytë që më presin ullishten. Nuk është çështje parash, por e punës dhe mundit që ke hedhur. Është një veprim shumë i ulët. Ne jemi fermerë dhe duhet të respektojmë tokën dhe punën e njëri-tjetrit”, shprehet ai.

Fermeri thotë se pas çdo fidani të mbjellë qëndron një investim i konsiderueshëm në kohë dhe punë, ndërsa prerja e tyre e detyron të nisë sërish nga e para.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Rasti ka ngritur shqetësim për sigurinë e tokave bujqësore dhe pronës së fermerëve në zonë. Ndërkohë, mbetet për t’u zbardhur se kush qëndron pas dëmtimit të ullishtes dhe cilat kanë qenë motivet e këtij veprimi.

Për fermerin, ajo që ka ndodhur nuk është thjesht një dëm material, por një goditje ndaj punës dhe mundit të një njeriu që përpiqet të ndërtojë të ardhmen e tij përmes tokës.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button