KRONIKËSTAR CHANNEL

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona dhe procedohen penalisht 3 të tjerë

Tiranë – 14 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar më 1 shtator pranë Kryeministrisë, ku sipas Policisë, protestuesit kundërshtuan me forcë punonjësit e rendit dhe bllokuan hyrje-daljet e institucionit.

Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, kur një grup pjesëmarrësish në tubim u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë. Sipas autoriteteve, në atë moment në institucion ndodheshin personalitete të larta shtetërore.

Reklama në FieriWeb - “”

Shërbimet e Policisë krijuan një kordon sigurie për të parandaluar depërtimin e mëtejshëm të protestuesve në perimetrin e sigurisë. Për rreth 30 minuta, efektivët u kërkuan përmes megafonit protestuesve të shpërndaheshin dhe të lironin rrugën.

Sipas Policisë, pavarësisht paralajmërimeve, protestuesit vijuan qëndrimin dhe kundërshtuan me forcë efektivët. Gjatë ndërhyrjes për zhvendosjen e tyre, disa prej tyre u ulën në rrugë, vijuan bllokimin e hyrjes së Kryeministrisë dhe të qarkullimit, ndërsa dyshohet se goditën dhe shtynë punonjësit e Policisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në përfundim të veprimeve, 14 shtetas u arrestuan në flagrancë, ndërsa për 3 të tjerë nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit janë: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.

Ndërkohë, në gjendje të lirë po procedohen M. J., 47 vjeç; A. T., 54 vjeç dhe A. G., 56 vjeç.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button