AKTUALITETSTAR CHANNEL
Shuhen zjarret në Fier/ Aktive vetëm një vatër në Frakull, 30 forca të FA në terren

Zjarret në Fier janë shuar, përveç një vatre ne Frakull ku po punojnë 30 forca të FA.
Në pjesën tjetër të kodrave të Frakullës situata paraqitet e qetë.
Megjithatë, ekipet janë duke monitoruar për ndonjë riaktivizim të zjarrit pasi zona është me pyll pishe çka lejon lehtësisht riaktivizim të flakëve.
Nga zjarri që nisi pasditen e së premtes dhe vijoi deri të shtunën, u bë edhe ndërhyrja nga ajri me avionë “Air Tractor” për të neutralizuar flakët. Pati edhe evakuime, por më vonë të gjithë u kthyen në shtëpitë e tyre.




