AKTUALITETSTAR CHANNELVISIT ALBANIA

Preferohet antikiteti, në Bylis nis qendra multifunksionale me muze dhe shërbime të reja për turistët

Edhe pse temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë orientuar pjesën më të madhe të turistëve drejt plazheve, Apolonia dhe Bylisi vijojnë të mbeten dy prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit kulturor në jug të Shqipërisë.

Çdo ditë, vizitorë vendas dhe të huaj ndalojnë në këto qytete antike për t’u njohur nga afër me historinë, monumentet dhe gjurmët e qytetërimeve të lashta. Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, interesi i turistëve vijon të jetë i lartë.

Reklama në FieriWeb - “”

“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Kemi shkuar në Tiranë, më pas në mal dhe tani jemi kthyer në jug për të vizituar Apoloninë. Është një vend shumë i bukur dhe me shumë histori. Në Shqipëri na pëlqen ushqimi dhe shpresojmë të kthehemi përsëri”, shprehet turisti.

“Më pëlqen shumë Shqipëria, njerëzit janë shumë mikpritës, ushqimi shumë i mirë, ka shumë vende historike interesante. I sugjeroj të gjithëve të vijnë dhe ta vizitojnë”, thotë turisti.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas arkeologut Arjan Dimo, krahasuar me një vit më parë është shënuar një rritje e vazhdueshme e numrit të vizitorëve.

Historia, monumentet dhe trashëgimia kulturore janë ndër arsyet kryesore që turistët zgjedhin të përfshijnë Apoloninë në itineraret e tyre. Por një tjetër pikë e rëndësishme e turizmit kulturor është edhe Parku Arkeologjik i Bylisit. Aty ka nisur ndërtimi i një qendre multifunksionale, e cila do të përfshijë muzeun dhe shërbime të tjera për vizitorët, duke pritet të rrisë ndjeshëm interesin dhe numrin e turistëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë muajve të verës, turizmi detar dhe ai malor mbeten më të preferuarit për shkak të temperaturave të larta. Por Apolonia dhe Bylisi vijojnë të tërheqin vizitorë edhe në këtë periudhë, duke dëshmuar se turizmi kulturor po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë. Dy qytetet antike mbeten sot pika të rëndësishme referimi për trashëgiminë kulturore dhe historinë e Shqipërisë, duke u ofruar turistëve një udhëtim unik mes monumenteve dhe gjurmëve të antikitetit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button