KRONIKËSTAR CHANNEL

Porti i Durrësit/ Kapen 107.7 kg kan*bis “Gelato”, me vlerë 1.2 milionë euro, shpallen në kërkim dy persona

Një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë është goditur në Portin e Durrësit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 2”, strukturat e Policisë së Durrësit kanë sekuestruar 107.7 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 1.2 milionë euro.

Reklama në FieriWeb - “”

Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të një kontejneri të ardhur nga Kanadaja, brenda të cilit ndodheshin dy automjete dhe një kamper. Gjatë kontrollit të imtësishëm të kamperit, policia gjeti në hapësira të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri 190 pako me lëndë të dyshuar narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 cigare elektronike, disa prej të cilave me mbishkrime që deklaronin përmbajtje të lartë THC.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas hetimeve, dyshohet se kanabisi sigurohej në Kanada dhe më pas transportohej drejt Shqipërisë, i fshehur në vende të posaçme të modifikuara në mjetet e porositura për blerje.

Në vijim të veprimeve hetimore janë shpallur në kërkim dy shtetas, të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Për arsye hetimore, identitetet e tyre nuk janë bërë publike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e Kufirit dhe Migracionit dhe autoritetet doganore të Portit të Durrësit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të drogës, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button