Nga Fierit në Itali: Endrit Rustemi, nga netët në stacionin e Milanos te suksesi me picat

Nga Fieri në Itali, historia e Endrit Rustemit, 33 vjeç, është një rrëfim i jashtëzakonshëm sakrifice, pasioni dhe suksesi.
I lindur në Fier, Endriti mbërriti në Itali vetëm 9 vjeç. Muajt e parë i kaloi në kushte të vështira, duke fjetur në Stacionin Qendror të Milanos. Më pas u rrit në një komunitet për të mitur në Brescia, ku nisi rrugëtimi që do t’i ndryshonte jetën.
Në moshën 17-vjeçare bëri picën e tij të parë dhe që prej atij momenti u dashurua me këtë profesion.
Sot, Endrit Rustemi është pronar i restorantit të tij në Brescia, baba i dy fëmijëve dhe një emër i respektuar në botën e picës. Historia e shqiptarit nga Fieri është rrëfyer edhe nga prestigjiozja italiane Tgcom24.
“Thjeshtësia është gjithmonë gjëja më e vështirë për t’u arritur”, shprehet Rustemi.
Pica e tij e preferuar është Marinara, ndërsa më e kërkuara nga klientët është Margherita, mbretëresha e përjetshme e picave.
Nga Fieri në Itali, nga netët në një stacion treni te suksesi me biznesin e tij – historia e Endrit Rustemit është një shembull i forcës, punës dhe këmbënguljes.




