“Prania Besnike” vijon në Qarkun Fier, Balluku: Dy javë takime dhe dëgjesa me qytetarët

Programi “Prania Besnike” vijon aktivitetin në Qarkun Fier, me fokus takimet e drejtpërdrejta me qytetarët dhe adresimin e problematikave të tyre.
Java e parë e programit u mbyll me një bilanc prej 14 dëgjesash, 262 ankesash dhe kërkesash, si dhe rreth 300 qytetarë të takuar.
Ndërkohë, dje është mbyllur edhe java e dytë e “Pranisë Besnike”, e cila ka vijuar me takime në terren dhe dëgjesa me banorë të ndryshëm të qarkut.
Drejtuesja Politike e Qarkut Fier, Belinda Balluku, ka publikuar bilancin e punës së zhvilluar gjatë këtyre dy javëve, duke theksuar rëndësinë e pranisë pranë qytetarëve dhe dëgjimit të shqetësimeve të tyre.
“Pas çdo shifre qëndron një qytetar, një shqetësim dhe një kërkesë konkrete për t’u dëgjuar dhe adresuar”, thuhet në komunikimin e bërë për këtë nismë.
“Prania Besnike” pritet të vijojë edhe në javët në vazhdim në Qarkun Fier, me takime dhe dëgjesa me qytetarët.




