KOSOVAPOLITIKËSTAR CHANNEL

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president të Kosovës

Bekim Sejdiu ka njoftuar tërheqjen nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës, duke e lidhur vendimin me mungesën e mbështetjes së nevojshme parlamentare dhe përplasjet politike rreth procesit.

Në një reagim të publikuar të hënën, Sejdiu tha se ishte kontaktuar para dy javësh nga përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ishte ftuar në një takim me delegacionet e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas tij, në takim ishte bërë e ditur se, pas një procesi të gjatë negociatash, të dyja partitë kishin arritur pajtueshmëri që ai të propozohej si kandidat jopartiak për president.

Sejdiu deklaroi se e kishte pranuar kandidaturën për shkak të krizës institucionale dhe nevojës për zhbllokimin e situatës politike. Megjithatë, ai tha se procesi nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Duke qenë i vetëdijshëm për periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon vendi ynë dhe për rrezikun që kriza institucionale të thellohet, kam pranuar të jem kandidat për President të Republikës së Kosovës”, shkroi Sejdiu.

Më tej, ai theksoi se mungesa e mbështetjes parlamentare dhe përplasjet e brendshme politike e shtynë të tërhiqej nga gara.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sejdiu bëri të ditur se për vendimin kishte njoftuar paraprakisht përfaqësuesit e LDK-së dhe LVV-së. Ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën kandidaturën e tij, përfshirë kolegët, miqtë, personalitetet publike, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button