POLITIKËSTAR CHANNEL

Ulliri ndez debat në Kuvend, deputetët kërkojnë bilancin e dëmeve dhe laboratorë për eksportet në BE

Ulliri solli jo pak debate në Komisionin e Ekonomisë.

Edhe pse diskutimi duhet të bëhej rreth çështjes së ditës, për ri-anëtarësimin e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit në organizatën COI, për deputetët e Kuvendit kjo kulturë bujqësore nuk është trajtuar me prioritet nga Ministria e Bujqësisë, as në kohë flakësh dhe as në kohë përmbytjesh.

Reklama në FieriWeb - “”

“Sa pemë ulliri kemi humbur gjatë këtij viti? Dhe sa për pesë vitet e fundit? A ka ndonjë plan Ministria e Bujqësisë për të rikuperuar këto pemë?”, tha deputeti Erion Braçe.

“Për Braçen, cilat janë pemët që janë djegur këtë vit? Vlerësimet po bëhen në zonat ku kanë ndodhur zjarret, nga pushteti vendor”, tha zëvëndësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Por kjo përgjigje për deputetin Erion Braçe nuk tregoi sinqeritet.

“Unë pyeta sa pemë ulliri janë djegur këtë verë dhe përgjatë pesë viteve të fundit. Është korrekte të thoni: nuk e kemi këtë informacion?”, u shpreh Braçe.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas zjarreve, diskutimi u ndal te dëmshpërblimi i premtuar për përmbytjet e nëntorit.

“Kam kërkuar që në fillim të këtij viti dëmshpërblim për përmbytjet e nëntorit. Zero para! Ato prekën sera dhe ullinj. Zero para!”, tha Eno Bozdo.

Reklama në FieriWeb

“Me këtë merret pushteti vendor”, tha Fatmir Guri.

Sipas deputetëve të opozitës, Europa i qëndron larg vajit të ullirit shqiptar, pasi vendi ynë nuk ka kapacitete laboratorike për të dëshmuar cilësinë e produktit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Por ne nuk kemi laboratorë të akredituar. Vaji eksportohet me bidona kallçuku dhe më pas rietiketohet. Ka kërkesa të larta dhe kostot e analizave janë 200–400 euro. Shqipëria nuk ka një laborator të akredituar nga COI”, deklaroi Bozdo.

Ndërkohë që fermeri kërkon tregun dhe Europa kërkon dëshminë e cilësisë, ISUV, laboratori i vetëm i referencës, është në gjendje të analizojë vetëm katër tregues të vajit të ullirit, të cilët për BE-në nuk janë të mjaftueshme tw faktuar   cilësinë e produktit.

Edhe pse diskutimi nuk ndryshoi realitetin për fermerët e ullirit, në fund të mbledhjes së komisionit, ri-anëtarësimi i Shqipërisë në organizatën COI u votua unanimisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button