AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

Fier/ Policia Rrugore monitorim me dron për disiplinimin e parkimeve në qytet

Me nisjen e vitit të ri shkollor 2026–2027, Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet në të gjithë qendrat e banuara, me fokus të veçantë disiplinimin e parkimeve të parregullta dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt.

Përveç kontrolleve me shërbime në terren, Policia po përdor edhe teknologjinë dhe dronët për monitorimin e akseve rrugore, duke evidentuar automjetet që parkohen në kundërshtim me rregullat e qarkullimit.

Reklama në FieriWeb - “”

Kontrollet janë përqendruar veçanërisht në rastet e parkimit në rresht të dytë, bllokimit të rrugëkalimeve dhe hapësirave që pengojnë lëvizjen normale të automjeteve. Sipas Policisë, këto shkelje krijojnë vështirësi të përditshme për drejtuesit e mjeteve dhe mund të ndikojnë në sigurinë rrugore.

Monitorimi me dron synon gjithashtu të rrisë transparencën në evidentimin e shkeljeve dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve, ndërsa masat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parkimet e parregullta, veçanërisht pranë shkollave dhe në zonat me fluks të lartë lëvizjeje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button