AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

Fier, 23 mjete që transportonin nxënës gjobiten në katër ditë – Policia Rrugore kontrolle në të gjithë qarkun

FIER – Transporti i nxënësve drejt shkollave dhe i fëmijëve drejt kopshteve është vendosur në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore në Fier. Zv.drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Taulant Gjoka, bën me dije se në katër ditët e para të kontrolleve janë verifikuar 90 mjete, nga të cilat 23 kanë rezultuar me shkelje dhe janë ndëshkuar me masa administrative.

Kontrollet kanë nisur në qytetin e Fierit, ku është përqendrimi më i madh i institucioneve arsimore, ndërsa në vijim do të shtrihen në të gjithë qarkun. Fokusi kryesor është siguria e nxënësve dhe fëmijëve gjatë transportit, si dhe respektimi i kushteve dhe kritereve të përcaktuara për mjetet që kryejnë këtë shërbim.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas Gjokës, shkeljet më të shpeshta të konstatuara gjatë kontrolleve kanë qenë mungesa e licencës përkatëse për transport të specializuar, transportimi i nxënësve mbi kapacitetin e lejuar të mjetit, si dhe mungesa e rripave të sigurimit në sedilje.

Një tjetër problematikë e evidentuar lidhet me faktin se disa prej mjeteve që përdoren për transportin e nxënësve kryejnë edhe transport të zakonshëm publik. Sipas Policisë Rrugore, ky aktivitet nuk ndalohet nga ligji, por për transportin e specializuar të nxënësve kërkohet licencimi përkatës, pasi kriteret dhe kushtet e sigurisë janë më të rrepta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Masat administrative janë të ndryshme në varësi të shkeljes së konstatuar. Për mungesën e licencës përkatëse, gjoba mund të shkojë deri në 1 milion lekë të reja, ndërsa për shkeljet e tjera gjobat variojnë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë.

Në qarkun e Fierit janë rreth 80 shkolla publike, kryesisht në zonat rurale, të cilat kryejnë transportin e nxënësve drejt shkollave. Krahas tyre, janë edhe dhjetëra mjete që kryejnë transportin e nxënësve drejt shkollave jopublike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia Rrugore do të vijojë kontrollet në ditët në vazhdim, jo vetëm në qytetin e Fierit, por në të gjithë territorin e qarkut, duke verifikuar dokumentacionin, licencat, kapacitetin e mjeteve dhe pajisjet e sigurisë.

Kontrollet synojnë që çdo mjet që transporton nxënës dhe fëmijë të përmbushë kërkesat e sigurisë dhe që shkeljet që mund të rrezikojnë sigurinë e tyre të evidentohen dhe të ndëshkohen.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button