AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

Fier/ Policia pranë nxënësve në këtë vit të ri shkollor

Ndihmës-specialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të DVP Fier kanë zhvilluar një takim në shkollën 9-vjeçare “Pinellopi Pirro” në Fier, ku kanë diskutuar me psikologen dhe oficerin e sigurisë së shkollës mbi problematikat dhe sfidat që mund të shfaqen gjatë vitit të ri shkollor.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Policisë, stafit pedagogjik dhe nxënësve, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt dhe parandalimin e problematikave që mund të cenojnë mirëqenien dhe sigurinë e nxënësve.

Reklama në FieriWeb - “”

Në vijim, punonjësit e Policisë zhvilluan bashkëbisedime me nxënësit, ku u trajtuan tema të rëndësishme si bullizmi, diskriminimi, siguria dhe shqetësimet me të cilat të rinjtë mund të përballen gjatë ose pas orarit mësimor.

Takime të tilla do të vijojnë gjatë gjithë vitit shkollor 2026–2027, së bashku me orë edukative dhe aktivitete ndërgjegjësuese mbi sigurinë, parandalimin dhe sjelljen e përgjegjshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button