KRONIKËSTAR CHANNEL
Afera e AKSHI-t, pas kontrollit në banesë, SPAK merr në pyetje Ilir Prodën

Ish drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda është marrë në pyetje nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme, urdhëroi më herët kontrollin e banesës dhe atë personal për Prodën.
Marrja në pyetje e ish numrit një të policisë së shtetit lidhen me hetimet që po bëhen për AKSHI-n, ku në pranga ka rënë Ergys Agasi, i cilësuar si “minierë ari” për këtë dosje.
SPAK ka dhënë edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, kreun e SHISH, e cila sipas të dhënave, nuk ndodhet në Shqipëri.




