KRONIKËSTAR CHANNEL
Lushnjë/ Makina përplas një person që lëvizte me biçikletë, dërgohet në spital
Një aksident rrugor është regjistruar në Lushnjë, ku një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
Për pasojë, i dëmtuari ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore dhe ekzaminime.
Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po kryen verifikimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.




