BOTASTAR CHANNEL

Trump është pozitiv/ Erdogan: Jam i bindur se Turqia do të marrë avionët F-35

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur bindjen se vendi i tij do të rikthehet në programin amerikan të avionëve luftarakë F-35. Ai tha se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shfaqur një qëndrim pozitiv për rikthimin e Ankarasë në program dhe se tashmë priten hapa konkretë nga Uashingtoni.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Erdogan deklaroi se çështja e F-35 ishte pjesë e diskutimeve me Trump gjatë takimit të tyre në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sipas tij, Turqia pret që klima pozitive mes dy vendeve të shoqërohet me vendime konkrete për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Turqia u përjashtua nga programi F-35 në vitin 2019, pasi Ankaraja vendosi të blejë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400. Vendimi shkaktoi kundërshtim nga Shtetet e Bashkuara dhe solli përplasje mes dy vendeve për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit ushtarak.

Rikthimi i Turqisë në program mbetet një nga çështjet kryesore të agjendës së mbrojtjes mes Ankarasë dhe Uashingtonit, ndërsa deklaratat e fundit të Erdoganit pritet të ndiqen nga hapa konkretë nëse administrata amerikane

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button