KRONIKËSTAR CHANNEL

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, publikohen fotot e dy të rinjve. Si ranë në kurthin e policisë

Janë siguruar fotot e dy të rinjve të arrestuar, të dyshuar për tentativën e mashtrimit ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Edison Korra, 24 vjeç, dhe Orest Balla, 23 vjeç, dyshohet se i kërkuan Dukës 100 mijë euro, duke u prezantuar si Taulant Balla.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dy të rinjtë dyshohet se kontaktuan Armand Dukën përmes aplikacionit “Signal”. Gjatë komunikimit, ata u prezantuan si Taulant Balla dhe i kërkuan që shumën prej 100 mijë eurosh ta dërgonte fillimisht në kriptomonedha.

Duka dyshoi se mund të bëhej fjalë për një tentativë mashtrimi dhe iu drejtua Policisë së Shtetit. Pas denoncimit, hetuesit organizuan një operacion të kontrolluar, duke përfshirë në të edhe agjentë të infiltruar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë komunikimeve, Duka u kishte thënë të dyshuarve që të kontaktonin djalin e tij, pasi ai nuk merrej me çështje që lidheshin me kriptovalutat.

Në këtë moment, një agjent i infiltruar mori rolin e djalit të Dukës dhe u komunikoi të rinjve se shuma e kërkuar nuk do të jepej në kriptomonedha, por në para cash.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Më pas, palët dyshohet se ranë dakord që 100 mijë eurot të dorëzoheshin fizikisht. Dorëzimi i shumës u organizua në Elbasan, ku banonin dy të rinjtë.

Operacioni përfundoi me ndërhyrjen e policisë, e cila arrestoi në flagrancë Edison Korrën dhe Orest Ballën.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Pas arrestimit, dy të rinjtë nuk kanë dhënë deklarime të hollësishme lidhur me persona të tjerë që mund të qëndrojnë pas skemës së dyshuar.

Sipas burimeve hetimore, dyshimet e grupit të hetimit janë përqendruar te Florian Gjergji.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Megjithatë, kjo mbetet pjesë e hetimit dhe nuk përbën një fakt të provuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button