Shpë*rthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy persona të plagosur

SARANDË – Një shpërthim i fortë është regjistruar pak minuta më parë në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu”, në Sarandë.
Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Sarandës.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha, të plagosur janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup, dhe Florian Bica, 27 vjeç, i cili është transportuar në spital pas tronditjeve të shkaktuara nga shpërthimi.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për sigurimin e zonës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa pritet që grupi hetimor të përcaktojë rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes.




