KRONIKËSTAR CHANNEL
AKSIDENT/ Motori përfundon në kanal, një i lënduar rëndë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnjë-Berat.
Një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, duke shkaktuar plagosjen e dy shtetasve nga Bangladeshi që udhëtonin me të.
Mësohet se njëri prej të lënduarve ka pësuar dëmtime më të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë të hetohen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.




