KRONIKËSTAR CHANNEL

I mori babait makinën pa leje, por u përfshi në aksident tragjik! 16-vjeçari humb jetën në Pezë, plagoset shoku i tij

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Dy të miturit po udhëtonin me një automjet, kur 16-vjeçari, i cili ishte në drejtim të mjetit, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Përplasja ka rezultuar fatale për 16-vjeçarin, ndërsa 15-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se automjeti ishte marrë fshehurazi nga 16-vjeçari, pa dijeninë e të atit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button